Dëmtimi i Gjimshitit gjatë ndeshjes që i solli fitoren Shqipërisë, mjeku: Do i nënshtrohet një operacioni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2021, 22:22
Berat Gjimshiti u dëmtua gjatë ndeshjes Hungari Shqipëri, ku kombëtarja jonë fitoi 1 me 0 kundrejt ekipit hungarez.
Për këtë foli në emisionin "Ora Sport" në Rtv Ora, mjeku kardiolog, Andri Çabeli.
Ai thotë se nga ana sportive ky dëmtim është i tmerrshëm për ekipin tonë pasi të martën do luhen eliminatorët.
Ai thotë se Gjimshiti do kryejë një ndërhyrje kirurgjikale, pasi pësoi thyerje në krah.
"Gjimshiti pritet të operohet në ditët në vijim, ai do të mungojë gati 1 muaj nga fusha e gjelbër. Absolutisht që nga ana sportive është një dëmtim i tmerrshëm, sepse të martën do luajmë praktikisht eliminatorët. Nëse të martën nuk marrim rezultat pozitiv, çfarë do bëhet me atë që kemi arritur deri më tani," u shpreh mjeku kardiolog.

