Triumfi i Shqipërisë 1 me 0 në Budapest, gazetari hungarez: Nuk e prisja, ishte fitore e merituar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2021, 21:28
Mbrëmjen e djeshme (9 tetor) kombëtarja shqiptare fitoi 1 me 0 kundrejt kombëtares së Hungarisë në Budapest.
Goli që i dha fitoren Shqipërisë u bë nga Armando Broja.
Në një lidhje të drejtpërdrejt me Skype për emisionin "Ora Sport" nën moderimin e Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani, gazetari hungarez Balazs Dajka nga media "24 Hu" komentoi fitoren e Shqipërisë kundrejt Hungarisë.
Ai tha se nuk e priste që ekipi shqiptar të fitonte në Budapest, megjithatë fitorja e Shqipërisë ishte një fitore e merituar sipas tij.
"Nuk prisja që Shqipëria të fitonte në Budapest, por Shqipëria e meritoi këtë fitore. Hungarezët janë pak të mërzitur, më shumë mërzitja vjen nga loja, sepse mund të bëhej më mirë dhe jo nga humbja," thotë gazetari hungarez për Rtv Ora.

