Hungari-Shqipëri 0-0 pas pjesës së parë, kuqezinjtë humbasin Gjimshitin

Një lojë nervash, një ndeshje nervash që ndoshta do të vendoset nga detajet. Në pjesën e parë, Shqipëria barazon pa gola ndaj Hungarisë në “Puskas Arena” që nuk është e boshatisur sepse janë 100 tifozë kuqezi.

Rastet janë të pakta, pothuajse asnjë goditje në portë nga të dyja ekipet por fatkeqësisht kuqezinjtë humbën Berat Gjimshitin për shkak dëmtimi.

Në minutën e 26’ në një krosim në zone, Berisha përplaset me Gjimshitin, përplasje fatale për kuqezinjtë tanë pasi humbasim mbrojtësin e padiskutueshëm të formacionit.

Të presim pjesën e dytë për emocione më të forta. /Ora News/.