A duhet të luajë Broja në ndeshjen me Poloninë? Zhupa: Strategjia e lojës nuk duhet të ndryshojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2021, 22:43
A duhet të jetë Armando Broja në formacionin e ekipit tonë kombëtar për ndeshjen Shqipëri-Poloni me 12 tetor? Trajneri Edi Zhupa në një intervistë për "Ora Sport" në Rtv Ora tha se strategjia e formacionit nuk duhet të ndryshojë dhe se Broja duhet të jetë pjesë e lojës me Poloninë.
"Strategjia e skuadrës nuk duhet të ndryshojë. Unë mendoj se ai duhet të jetë pjesë e lojës me Poloninë. Por se sa minuta duhet të jetë në ndeshje nuk e di", tha Zhupa.


