Reja vendos formacionin zyrtar, ja zgjedhjet ndaj Hungarisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2021, 19:04
Kuqezinjtë tanë do të luajnë sonte një nga sfidat më të rëndësishme të viteve të fundit. Ajo ndaj Hungarisë në “Puskas Arena” do të jetë si një finale për Shqipërinë e cila duhet të shmangë humbjen patjetër të paktën ose të marrë 3 pikë për ëndrrën e madhe.
Gjithsesi, Edy Reja ka vendosur formacionin titullar dhe do të ketë ndryshime nga ai i përhershmi.
Dy ndryshimet e paralajmëruara do të jenë Çekiçi dhe Uzuni. Konfirmohet se mesfushori i Konyaspor do të jetë titullar dhe është preferuar ndaj Bajramit ndërsa në sulm ka zgjedhur Uzunin në vend të Rey Manaj.
Ky është dhe formacioni titullar. Berisha: Gjimshiti, Ismajli, Kumbulla, Hysaj, Trashi, Bare, Gjasula, Çekiçi, Cikalleshi dhe Uzuni./Ora News/.
