Habit Reja: Nuk jam shumë i kënaqur, të jemi me këmbë në tokë

Trajneri Edy Reja foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Hungarinë ku u tregua i përmbajtur dhe jo shumë euforik. Duke patur tashë mendjen te ndeshja me Poloninë, trajneri italian kërkon kujdes dhe me këmbë në tokë, ky është mesazhi ndërkohë që tha edhe se nuk e kënaq shumë loja.

Duhet thënë që nuk ka mbaruar dhe duhet të vazhdojmë. Ishim të lumtur në dhomat e zhveshjes por u thashe se kemi ende për të bërë. Mundëm një ekip të fortë që ka bërë mirë në Europian por kemi ende ndeshje. Mund të luajmë ndaj kujtdo dhe ndeshja ishte e mirë por edhe vuajtëm. Duhet të jemi me këmbë në tokë edhe pse është kënaqësi e dyfishtë. Kemi mentalitetin e duhur dhe kemi bërë aksione të mira por rastet duhet t’i shfrytëzojmë”.

A ishte ndeshja më e mirë e juaja ndaj Hungarisë?

“Nuk jam shumë I kënaqur dhe duhet të them të vërtetën. Në pjesën e parë ishim në vështirësi dhe ndryshuam sepse nuk po shkonim mirë sidomos në pjesën e parë. Të bësh rezultat të tillë në Hungari është shumë mirë por djemtë vuajtën në fund sidomos, ne morëm atë që duhej në shtëpi. Në mbrotje nuk kemi vuajtur asnjëherë dhe kemi bërë mirë, është një rezultat që gjithsesi më kënaq”.

A do të luajë Broja titullar ndaj Polonisë?

“Nuk e di, se di pse bëhen këto pyetje. Te Shqipëria të gjithë janë titullarë, të rëndësishëm. Çdokush mund të luajë titullar nga ky grup. Broja ka shpejtësi dhe në hapësira të tillla mund të bëjë shumë. Ka potencial prandaj e përdor dhe duhet të rritet në rendiment. Nuk duhet të bësh vetëm gol por të luash edhe për skuadrën”, perfundoi trajneri kuqezi./Ora News/.