Trilogjia e titanëve, Tyson Fury hedh sërish në tapet Wilder

Tyson Fury është sërish kampioni i botës në boks në peshat e rënda.

Pas një barazimi në duelin e parë dhe fitores me vendim Teknik të duelit të parë, sot ishte dueli i tretë dhe i vërtetë ky boksieri britanik i dha goditjen përfundimtare rivalit amerikan.

Në një duel pothuajse të dominuar pas raundit të 6 e më pas pasi 5 të parët ishin tepër të ekuliruar, Fury arriti të mposhttë Deontay Wilder në raundin e 11-të me nokaut me një goditje fatale.

Duhet theksuar se raundi i 10-të ishte më i bukuri pasi Fury hodhi në tapet Wilder por ky i fundit e mori veten dhe në sekondat e fundit desh rrëzoi edhe anglezin.

Gjithsesi në raundin pasardhës, në atë të 11-tin, Fury bën atë që di të bëjë ku me një të djathtë rrëzon në tokë Wilder i cili e ka të pamundur të ngrihet.

Një fitore që do të thotë mbrojttje e padiskutuar e titullit botëror WBC në Mobile Arena të Nevadas të mbushur plot me tifozë./Ora News/.