Vendos VAR-i pas 45 minutave, Suedia udhëheq 1-0 me Kosovën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2021, 18:50
Në një atmosferë të zjarrtë në “Friends Arena”, Kosova po humbet 1-0 me Suedinë në pjesën e parë, ku sfida po vendoset nga një gol i Forsell me penallti në 23’.
Edhe pse Rashani pati një rast për dardanët, në përgjithësi ishin vendasit që dominuan ndërsa skuadra e Challandes ishte e pafatë me penalltinë e shkaktuar nga Hadërgjonaj.
Presim reagimin e dardanëve në 45 minutat e dyta teksa ka mbështetje të madhe nga tifozë shqiptarë edhe në Solna./Ora News/.
