Messi dhe Argjentina ndalen nga Paraguai, barazim edhe në Uruguai-Kolumbi (Video)
Pas tetë fitoreve radhazi, duke përfshirë edhe ato në Copa America, Argjentina ndalet në një barazim në eliminatoret për Kupën e Botës.
Kapiteni Messi me shokë dominuan në transfertën ndaj Paraguait por nuk arritën të shënonim me gjithë rastet e krijuara ku Joaquin Correa humbi 2-3 mundësi të arta shënimi.
Ndoshta ndikoi edhe mungesa për shkak dëmtimi e Lautaro Martinez teksa sfida përfundoi me një barazim pa gola që më shumë i shërbente vendasve.
Tashmë Argjentina ka 19 pikë, 8 pikë larg kryesuesve të Brazilit dhe më pranë ka Ekuadorin që fitoi 3-0 ndaj Bolovisë.
Në klasiken tjetër të eliminatoreve, mes Uruguait dhe Kolumbisë pati sërish një barazim pa gola që lë ekipin vendas në vendin e 4 me 16 pikë ndjekur pikërisht nga Kolumbia me 14 pikë./Ora News/.
