Laporta konfirmon Koeman: Shpresoja që Messi të qëndronte falas

Teksa çdo ditë po zbulohen fakte për keqmenaxhimin te Barcelona nën presidencën e kaluar, presidenti Joan Laporta foli sot për çështje të tjera, duke nisur nga konfirmimi i Ronald Koeman në stol.

“Të gjithë, jemi të zhgënjyer për rezultatet, duke përfshirë edhe trajnerin. Si president kam vlerësuar gjithçka, kam dëgjuar njerëzit e mi të besuar dhe kam arritur në përfundimin se duhet t'i besoj atij siç bëra me Rijkaard. Ai është një tifoz si ne, ai e do Barçën dhe është një legjendë e këtij klubi. Në të vërtetë, ka bërë më shumë, ka ardhur një moment krize sportive dhe institucionale. Doja të dija nëse ai i besonte ekipit dhe ai u përgjigj pozitivisht, edhe nëse do të donte të shërojë të gjithë të dëmtuarit. Pashë një person të vendosur për të vazhduar. Xavi? Flas shpesh me të siç flas me Guardiolën por jemi krenar për Koeman ”.

Më pas numri 1 i klubit, foli për disa momente të tjera, siç ishte e ardhmja e Messit madje ai shpresonte ndryshe për lojtarin legjendar katalanas.

“Nuk jam i nervozuar me të, e dija që kishte oferta të tjera të rëndësishme. Shpresova që në minutën e fundit Messi do të thoshte që do të luaj falas. Do të më pëlqente diçka e tillë dhe ai do të më bindte. E kuptoj që LaLiga do ta kishte pranuar, por ne nuk mund t’ia bëjmë atë pyetje një lojtari të nivelit të tij. Ai e dinte që kur ta rimerrnim veten financiarisht do ia kishim kthyer në mënyrë të ndërsjelltë. Ne nuk kemi borxhe, do paguajmë siç kemi rënë dakord”.

Gjithashtu Laporta tha se kishte menduar për goditjen Neymar por për shkak të borxhit të lartë gjithçka u harrua teksa pohoi se klubi po mendon për një stadium të ri dhe modern për Barcelonën./Ora News/.