Video/ Brazili nuk ndalet, arrin fitoren e 9 radhazi. Mposht 3-1 Venezuelën, humbet Kili
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2021, 09:26
Në zonën latine të eliminatoreve për Botërorin 2022 në Katar, Brazili po bën një rrugëtim më vete pa rivalë.
Seleçao edhe pse pa Neymar e Casemiro nuk e diskutoi fitoren në transfertën me Venezuelën duke siguruar suksesin e nêntë radhazi si asnjëherë tjetër në një faze eliminatore.
Fillimisht ishin vendasit që shënuan me Eric Ramirez në 11’ ndërsa në pjesën e dytë, Brazili ndryshoi ritmin duke përmbysur gjithçka me golat e Marquihnos, Gabriel Barbosës dhe Antony.
Ndërkohë në një situate të vështirë ndodhet Kili që pësoi humbjen e dytë radhazi, 2-0 në fushën e Perusë duke vënë në pikëpyetje të madhe kualifikimin për në Botërorin 2022./Ora News/.
