Etrit Berisha: Hungaria nuk ka yje por janë të fortë duam 3 pikë
Nga Budapesti, kapiteni Etrit Berisha foli në vigjilje të sfidës shumë të rëndësishme ndaj Hungarisë. Në krah të trajnerit Edy Reja, portiere kuqezi tha se skuadra ndihet në formë dhe se të gjithë do të bëjnë më të mirën për të arritur objektivin e madh.
“Kemi luajtur 2 vite pa tifozë dhe me siguri që ishte trishtim pa tifozë. Tani sapo u kthyem do të jemi pa tifozë. Mendoj që në fund të fundit futbolli është për tifozë, dhe ne kënaqemi meshumë kur ka tifozë. Jemi shumë të përqëndruar për ndeshjen e nesërme dhe duam të marrim fitoren”.
Vijmë nga ndeshje të mira, a mund ta nisi aty ku e lame?
“Unë mendoj që këto lojë që kemi bërë do të na ndihmojmë shumë. Të shikojmë nivelin e kundërshtarit, këto fitore na kanë ndihmuar shumë dhe na jep vetbesim për ëndrrën tone. Shpresoj në një fitore që do të ishte shumë e madhe dhe do të na afronte shumë me ëndrrën tone për ndeshjen me Poloninë”.
Kush janë pikët më të forta të Hungarisë?
"Kam thënë që Hungaria ka armë me kualitet, kanë grupin që është arma kryesore. Nuk kanë yll që veçohet por si ekip ka bërë gjëra të mira. Do të jetë ndeshje e vështira për të dyja skuadrat. Kemi rezultatin e pare në anën tone dhe ta nisim aty. Në aspektin difensiv jemi mirë dhe shpresojmë ta vazhdojmë ashtu me fitore”./Ora News/.