Video/ Tërmeti i fortë godet Pakistanin, të paktën 20 viktima, mes tyre dhe fëmijë
Të paktën 20 persona janë vrarë në një tërmet me magnitudë 5.7 Rihter, që goditi Pakistanin jugor pak pas mesnatës së të mërkurës (7 tetor) .
Epiqendra u regjistrua 16 kilometra në verilindje të Harnai dhe 102 kilometra në verilindje të Quetta.
Vlerësohet se thellësia e tërmetit ishte 10 kilometra.
"Ne jemi informuar se 20 njerëz u vranë për shkak të tërmetit. Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar," i tha AFP-së, Suhail Anëar Hasmi, një zëdhënës i qeverisë lokale në provincën Balochistan.
Shumë banorë humbën jetën kur u shembën ndërtesat, tha zyrtari. Sipas tij mes viktimave janë të paktën një grua dhe gjashtë fëmijë.
Pakistan searches for survivors as earthquake kills at least 20 people and injures more than 200 others. Journalist Syed Ali Shah has more from Quetta, Balochistan
— TRT World Now (@TRTWorldNow) October 7, 2021
For more: https://t.co/ZTXQMckCwe pic.twitter.com/9sJsCdWezW
Zona më e goditur është qyteti malor Harnai, një terren i vështirë për ekipet e shpëtimit për shkak të mungesës së rrugëve të shtruara, ku rrjetet e energjisë elektrike dhe telefonisë janë rudimentare.
Pakistani, i vendosur mbi vendin ku takohen pllakat tektonike indiane dhe euroaziatike, shpesh goditet nga tërmete të forta.
#Mundo ????| Así fueron los momentos durante el #sismo que sacudió #Pakistán este miércoles. ???? pic.twitter.com/gkclsZdfqT
— Diario Basta! (@diariobasta) October 7, 2021
Një tërmet me magnitudë 7.5 në tetor 2015 vrau të paktën 400 njerëz në Pakistan dhe Afganistan.
Dhjetë vjet më parë, më 8 tetor 2005, një tërmet me magnitudë 7.6 kishte vrarë të paktën 73,000 njerëz dhe kishte lënë 3.5 milionë të tjerë të pastrehë, kryesisht në pjesën e kontrolluar nga Pakistani të Kashmirit./Ora News/
NATO dëbon tetë pjesëtarë të misionit rus
7 Tetor, 07:11

