Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin me 15 vjet burg për të shumëkërkuarin Domart Konjari
Nga Keti Banushi Përditësimi i fundit 7 Tetor 2021, 12:06
Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi sot me 15 vite burg Domart Konjarin, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.
Konjari prej disa vitesh në kërkim, u gjykua edhe në Apel në mungesë, për drejtimin e një grupi kriminal për trafik kokaine dhe heroine.
Bllokohet ligji për abortet në Teksas
7 Tetor, 11:52
Gjatë procesit në Shkallë të Parë u dëgjuan dhjetra dëshmi të shtetasve francezë dhe një sërë provash të sjella nga Franca.
Lirimi në 2015 çoi në arratisjen e tij, duke krijuar një sërë reagimesh për vendimin.


