Kriza e energjisë, Rama-opozitës: Kur flisni, po mos t'ju njohësh, dukeni si mbeturina të Partisë së Punës
Pandemia dhe kiza energjitike, rikthyen debatet në parlament ku kryetari i opozitës Lulzim Basha u përplas me kryeministrin dhe me Ministrin e Shëndetësisë. Basha akzuzoi se po përdoret kriza energjitike për të fshehur aferat korruptive ndërsa tha se qeveria genjen me shifrat e viktimave të pandemisë. Po Kryeministri Edi Rama, tha se qendrimi i tyre për çështjen e rritjes së çmimeve në vend i bën ata të duken si mbeturina të sistemit komunist.
Pandemia dhe kriza energjitike, përplasi në Kuvend kryetarin e Partisë Demorkatike Lulzim Basha me kryeministrin Edi Rama.
Kreu i qeverisë nuk i kurseu ironitë dhe sulmet ndaj opozitës, duke i paralajmëruar për një opozitë të gjatë, ndërsa qëndrimi i tyre për çështjen e rritjes së çmimeve në vend i bën ata sipas tij të duken si mbeturina të sistemit komunist.
Rama: Dje në Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor të gjithë, ata të vendeve më të pasura, atë të vendeve më pak të pasura, ata të BE, ata të Ballkanit Perëndimor, kryefjalë të shqetësimit kishin çfarë mudn të bëjmë së bashku siç bëmë me pandeminë për të përballuar furtunën e krizës energjitike, ju, të dyja palët, si pengu, si pengmarrësi u thoni shqiptarëve Shqipëria nuk ka lidhje me tregun ndërkombëtar, nuk ka lidhje me çmimet e bursës, Shqipëria ka ujë. Po thatësirë ka, del në treg për të blerë energji? Kur qeverisnin ju dilnit në treg për të blerë energji apo jo? U thoni shqiptarëve se fatura e energjisë është më e larta në rajon, është e pavërtetë.
Fatura e energjisë dhe të gjitha faturat në sistemin që kemi zgjedhur dhe ju për të cilin me të drejtë jeni krenar që ishit pararoja si mishërimni i lëvizjes anti-komuniste kemi vendosur të kalojmë nga ekonomia komuniste e centralizuar që vendoste çmimet me urdhër nga lart me lirinë e tregut kapitalist.Rritja e çmimit në bursë të një malli, energji, naftë, qoftë miell, nuk pyet as se Spanja ka më shumë, as se Shqipëria ka më pak. Ju, partia e qendrës së djathtë, liberalizimit të tregut, kur ju dëgjon të flisni, por mos t'u njohësh, mos të dini nga vini, mendon se jeni mbeturina të Partisë së Punës nga mënyra si flisni.Konceptet tuaja janë mbeturina të sistemit të vjetër.
Kjo deklaratë solli reagimin e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët replikuan nga vendi me Ramën.
Rama: Nuk është argument as e shara dhe as e bërtitura nga vendi. Unë nuk ofendoj askënd ndërkohën që këtu me respekt dëgjojmë të shara para dhe mbrapa që nga sharjet për atë zonjën atje (Lindita Nikollën) tek sharjet për të rtjerët rreth e rrotull. Nuk e bëni dot dallimin, nuk merrem me ju fare, jeni në një hall që nuk ua zgjidh dot.
Duke folur për çmimin e karburantit, Rama tha se sot nafta është më lirë sesa ishte në 2013 kur qeveriste PD.
Rama: Më thoni me gjithë taksën e karbonit brenda a është e vërtetë se nafta sot është më lirë se ditën që ju latë qeverinë? Po ju jap tabelën, në 2013 Diesel ishte 182 lekë, benzina 186 lekë. Merrni tabelën, sa e blenin shqiptarët kur ju ishit në qeveri Dieselin? Sot Diesel është 177 lekë, dje ishte 182. Patjetër që brenda çmimit të Diesel dhe benzinës që dje ishte 186 dhe sot 179 është brenda dhe detyrimi për të gjithë ata që djegin Diesel dhe benzinë t'ja kthejnë shoqërisë me taksën e karbonit, dhe kjo nuk ka lidhje me çmimin e bukës. Që kur ne kemi ardhur në qeveri furrat e bukës energjinë e marrin me çmim preferencial. Rritja e çmimit të bukës nuk ka lidhje fare me asgjë tjetër përveç përsëri me konjukturën ndërkombërtare dhe bursën. Kemi zgjedhur ekonominë e lirë të tregut dhe kemi zgjedhur të jem vend i hapur, të përfitojmë të gjitha të mirat dhe të marrim edhe goditjet që sjell vendi i hapur. Po të ishim në kohën e vendit të mbyllur as virusi nuk futej dot brenda, se as dilte njeri jashtë as hynte njeri nga jashtë.
Edi Rama ironizoi dhe hodhi poshtë edhe 7 kërkesat e Lulzim Bashës, për përballimin e krizës.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri i tha opozitës se për shkak të respektit ndaj tyre po qendronte në seancë, por pas fjalës së tij ai u largua.
Lulzim Basha, replikoi me ato çfarë Rama tha dhe e akuzoi, edhe pse ai nuk qendroi ta dëgjonte.
Lulzim Basha e quajti kryeministrin tellall të fatkeqësive, ndërsa tha se deklaratat për krizë synojnë të shmangin vëmendjen nga vjedhjet.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, debatoi në Kuvend me ministren e Shëndetësisë dhe zëvendëskryeministrin, mbi shifrat e pandemisë dhe paketat e ndihmës.
