"Betohem se do e mbaj me nder flamurin e Policisës së Shtetit", Gledis Nano: Qytetarët presin standarde të tjera

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, mori detyrën duke u shprehur se kërkon më shumë rezultate dhe përmirësim të bashkëpunimit me qytetarët. Në ceremoni ishte prezent edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili vlerësoi Ardi Veliun si Drejtorin më të mirë në 30 vjet, ndërsa tha se rezultatet e kryepolicit të ri do ti tregojë koha.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, e mori detyrën duke u shprehur se kërkuar më shumë nga vetja, nga kolegët dhe nga institucioni i drejtuar deri tani nga Ardi Veliu.

Nano: Në këtë çast solemn, në shenjë nderimi, detyrimi dhe respekti për punonjësve të Policisë, në emër të Policisë së Shteit, në nderin tim personal betohem që të mbaj me nder flamurin e Policisë së Shtetit.

Në ceremoninë e marrjes së detyres, një ditë pas emërimit nga qeveria, kreu i ri i policisë tregoi edhe piketat kryesore të punës së tij.

Nano: Besimi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit përtej privilegjit, më ngarkon me përgjegjësinë për të qebnë në lartësinë e detyrës në shërbim të qytetarëve dhe në nderim dhe përulje ndaj mundit, sakrificës dhe gjakut të derdhur nga çdo dëshmor i përjetësuar në yll në memorialin e kujtesës së policisë së shtetit.Gjej rasti t'u shpreh një falenderim të posaçëm ministrit të brendshëm dhe kryeministrit, për besimin e dhënë. Profesioni im nuk ishte një zgjedhje karriere, por pasion, i frymëzuar nga babi im si ish-oficer.

Kam kuptuar se ky institucion është një pjesë e rëndësishme e jetës sime. Sfidat janë rëndësishme, puna e arritur nga paraardhësi im ka nevojë të çohet përpara, qytetarët presin standarde të tjera dhe zgjidhje të probleme të tyre dhe ne do të bëjmë maksimumin për ta arritur. Në të njëjtën kohë, kërkoj prej tyre që ta shohin Policinë si një partner, roli tyre është i pazëvendësueshëm në suksesine  punës tonë. Gjithashtu prioritet i im do të jetë intensifikimi i bashkëpunimit me të gjitha agjencitë ligjzbatuese në vend, partnerët ndërkombëtarë dhe misionet që asistojnë Policinë Shqiptare.

Ne synojmë një polici më të trajnuar me kapacitete të shtuara në fushën e dixhitalizimit, mirëmenaxhim të çdo burim njerëzor bazuar në meritokraci që janë parakushtet për një hap cilësor, çka do ta rendiste shumë shpejt Policinë shqiptare cilësisht krah policisë europiane. Unë ju garantoj do vazhdoj në çuarjen përpara të reformave në policinë e shtetit duke synuar rritjen e aftësive profesionale dhe operacionale në përmbushje të misionit kushtetues që ka. Në ditën e parë të punës dua t’u uroj çdo kolegu suksese. Jemi betuar të gjithë ne në ditën që kemi marrë detyrën, ndaj kërkoj angazhim maksimal tuaj sipas betimit që të gjithë ne kemi bërë.

Ministri i brendshëm, Bledi Çuçi, shprehu edhe njëherë vlerësimet për Drejtorin e deritanishëm të policisë.

Megjithatë përveç vlerësimit të lartë për kryepolicin e ri, Gledis Mano, ministri i Brendshëm u shpreh sfidues duke thënë se rezultatet do ti tregojë koha.

Edhe pse në largim nga detyra, Ardi Veliu nuk la pa përmendur protestat e opozitës, të cilat i cilësoi sërish si të dhunshme.

Në vijim, me tonin e zërit të sforcuar ai iu adresua edhe kujtdo që ka mendim kritik dhe që kërkon më shumë nga policia.

Më 6 tetor 2021 qeveria vendosi emërimin e Gledis Nanos në detyren e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, duke shkarkuar Ardi Veliun, i cili paraqiti më herët dorëheqjen pas drejtimit 4 vjeçar të institucionit.