Zjarr i fuqishëm në Romë, shembet ura. E gjithë zona përreth mbetet pa energji elektrike

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer gjatë mbrëmjes së 2 tetorit 2021 në zonën Ostiense në kryeqytetin italian Romë duke shkaktuar shembjen e një pjesë të Urës së Industrisë, e njohur si Ura e Hekurt.

E ndërtuar më vitet 1862-1863 është një nga pikat e referimit e lagjeve Ostiense e Portuense.

Sipas informacioneve të para të shpërndara nga reparti i zjarrfikësve, vatra e zjarrit mund të ketë nisur në bimësinë buzë lumit Tevere, në afërsi të Urës së Industrisë e është përhapur duke prekur sistemin elektrik të kësaj ure si dhe tubaturat e gazit.

Gjashtë skuadra zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen zjarrit.

Nuk raportohet asnjë person i plagosur dhe e gjithë zona e banuar përreth është pa energji elektrike.

Kjo ngjarje e rëndë vjen pak orë para se në Romë e në të gjithë Italinë të zhvillohen zgjedhjet vendore.

Ura e Industrisë është e gjatë 131 metra e lidh dy rrugët Antonio Paciotti e Porto Fluviale.

Ura është e tëra në metal u ndërtua nga një kompani belge në vitet 1862-1863 e u transportua pjesë në Romë ku më pas u montua.

Në orën 24.45 duke u gdhirë data 3 tetor, Drejtoria e Zjarrfikësve të Romës ka informuar se zjarri është shuar./OraNews/ 

  •    
     
  •    
    Zjarr i fuqishëm në Romë, shembet ura. E gjithë zona
     
  •    
    Zjarr i fuqishëm në Romë, shembet ura. E gjithë zona
     
  •    
    Zjarr i fuqishëm në Romë, shembet ura. E gjithë zona