Kina dërgon 38 aeroplanë ushtarakë në zonën e mbrojtjes të Tajvanit
Tajvani ka raportuar se 38 aeroplanë ushtarakë kinezë kanë kaluar në zonën e tij të mbrojtjes të premten, çka përbën inkursionin më të madh të Pekinit deri më tani.
Ministria e Mbrojtjes ka thënë se aeroplanët, duke përfshirë bombarduese me kapacitet bërthamor, kanë hyrë në këtë zonë në dy periudha.
Tajvani është përgjigjur duke aktivizuar aeroplanët që ka, ashtu sikurse sistemet raketore.
Kina e konsideron Tajvanin si provincë të veten, mirëpo Tavajni e konsideron veten shtet sovran, shkruan BBC.
Tajvani është ankuar për më shumë se një vit për misionet e përsëritura të forcave ajrore të Kinës, afër ishullit.
Qeveria e Pekinit- e cila është duke shënuar 72 vjet prej kur është krijuar Republika Popullore e Kinës, nuk ka bërë ndonjë koment për këtë çështje.
Më par, zyrtarët qeveritarë kanë thënë se fluturime të tilla synojnë të mbrojnë sovranitetin e Kinës, si dhe të shënjestrojnë “bashkëpunimin“ në mes të Tajvanit dhe Shteteve të Bashkuara.
Ministria tha se avioni kinez përfshinte katër bombardues H-6, të cilët mund të mbajnë armë bërthamore, si dhe një aeroplan anti-nëndetës.
Pekini shpesh nis misione të tilla për të shprehur pakënaqësinë ndaj komenteve të bëra nga Tajvani.
Nuk është e qartë se çfarë e shtyu misionin e fundit.
25 PLA aircraft (J-16*18, SU-30*4, H-6*2 and Y-8 ASW) entered #Taiwan’s southwest ADIZ on October 1, 2021. Please check our official website for more information: https://t.co/C7012S8hSo pic.twitter.com/HoalLl3Ewx
— 國防部 Ministry of National Defense, R.O.C. ???????? (@MoNDefense) October 1, 2021
E pazakontë/ Mjekët i heqin nga barku 1 kilogramë vida
2 Tetor, 08:41


