SHBA mbyll portalin për shpërndarje të lajmeve rreme

Platforma digjitale amerikane e lajmeve Ozy nuk ekziston më, pas zbulimeve në lidhje me gënjeshtrat monstruoze të drejtuesve të saj, me qëllim tërheqjen e investitorëve.

E pyetur për këtë nga agjencia franceze, kompania dhe menaxheri i saj i përgjithshëm, Carlos Watson nuk u përgjigjën.

Platforma, e themeluar në vitin 2013 nga gazetari dhe ylli televiziv Carlos Watson, u mbështet nga të famshëm si Lorraine Powell Jobs, e veja e bashkëthemeluesit të Apple Steve Jobs.

Sipas bazës së të dhënave Crunchbase, Ozy Media mblodhi një total prej rreth 70 milion dollarësh nga investitorët, duke shpërndarë fake news (lajme të rreme).

Platforma postonte artikuj dhe video, me përmbajtje informuese si dhe argëtuese, të modeluara në media të tjera në internet, të tilla si BuzzFeed dhe Refinery29./Ora News/