Video/ Si të ishte prej letre, pallati 8 katësh shembet nga rrëshqitja e dheut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2021, 09:40
Një ndërtesë tetë katëshe në Indi është shembur, si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
Për fat të mirë nuk janë regjistruar viktima dhe të plagosur, pasi vetëm disa minuta para shembjes pallati u evakuua.
Banorët arritën të shpëtonin, por pronat e tyre u zhdukën sa hap e mbyll sytë.
Brenda pak minutash, ndërtesa tetë katëshe u shemb për shkak të rrëshqitjes së dheut me një zhurmë shurdhuese. Incidenti ndodhi në zonën Shimla në shtetin verior të Himashal Pradesh në Indi.