Rrëzohet aeroplani në Emiratet e Bashkuara, raportohen 4 viktima

Një aeroplan i ambulancës në Abu Dabi, i drejtuar nga policia e këtij shteti, është rrëzuar të shtunën, duke lënë të vdekur katër persona.

Policia e Abu Dabit nuk dhënë detaje për shkakun e aksidentit.

Sidoqoftë, zyrtarët policorë thanë se në mesin e viktimave janë dy pilotë, një mjek civil dhe një infermier.

Autoritetet shprehën ngushëllime për familjet, miqtë dhe kolegët e viktimave të këtij aksidenti.

Nëpërmjet një postimi, autoritetet zyrtare konfirmuan se trajneri pilot Khamis Saeed Al-Holy, Nënkoloneli Nasser Muhammad Al-Rashidi, si dhe civilët Dr Shahid Farouk Gholam dhe infermierja Joel Qiui Sakara Minto vdiqën.