Mijëra persona marshuan në SHBA në mbështetje të drejtave për abort
Dhjetëra mijëra njerëz po mbajnë tubime në 50 shtetet e SHBA-ve në mbështetje të të drejtave të abortit.
Ata janë ngritur në kundërshtim me një ligj të ri të shtetit të Teksasit që kufizon ashpër qasjen në abortet në këtë shtet.
Përkrahësit pro-zgjedhjes së lirë në të gjithë vendin kanë frikë se të drejtat kushtetuese mund të cenohen.
Në Uashington DC demonstruesit po shkojnë drejt ndërtesës së Gjykatës Supreme. Fillimi i tubimit u ndërpre nga rreth dy duzina kundër-demonstrues.
Një grua që mori pjesë në marshime tha se ishte atje për të mbështetur të drejtën e gruas për të zgjedhur.
Tubimet janë organizuar nga ata që qëndrojnë pas Marshit vjetor të Grave, i pari prej të cilëve tërhoqi miliona njerëz për të protestuar një ditë pas inaugurimit të ish-Presidentit Donald Trump në vitin 2017.
"Shumë prej nesh u rritën me idenë se aborti do të ishte i ligjshëm dhe i arritshëm për të gjithë ne," - tha Rachel O'Leary Carmona, drejtore ekzekutive e Marshit të Grave.

