Tërmet i fortë 7.3 Rihter lëkund ishullin e Paqësorit, shikoni videon

Një tërmet me magnitudë 7.3 goditi  ishullin jugor të Paqësorit Vanuatu sot e shtunë ( 2 tetor), njoftoi  Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC).

Nuk është dhënë asnjë alarm për cunam, për shkak të thellësisë së tërmetit, tha Qendra e Paralajmërimit të Cunamit në Havai.

Tërmeti, i cili fillimisht u vlerësua 6.7  Rihte , kishte një thellësi prej 531 km, sipas EMSC.

Aktualisht nuk ka raportime për të lënduar apo dëme nga tërmeti.