Gentian Zenelaj rrëfen historinë prekëse dhe frikën më të madhe kur ishte me Covid

I ftuar në emisionin e përditshëm “ Mes Yjesh” ditën e shtunë,  Aktori Gentian Zenelaj ka rrëfyer historinë më prekëse nga rastet e trajtuara në emisionin e tij.

Mes emocionesh ai rrëfeu se pikërisht historia e infermieres, mamaja e së cilës vuante nga Covid, i kujtoi babanë e ndjerë.

“Kisha 2 ditë, që kisha dalë nga spitali isha dhe në efektin e ilaçeve ,ajo  më merr në celular  dhe  qante . Temë shumë e fortë pasi tregoj. Tregoj sistemin spitalor tonin, problemet e përditshme të Shqiptarëve” 

Gjithashtu ai ka treguar dhe frikën më të madhe që kishte në atë periudhë të cilën vazhdon ta ketë dhe tani.

“ Frika ime,  më e madhe në botë është të humbas ato që dua.”

Aktori i mirënjohur u bëri thirrje të gjithë Shqiptarëve të ruhen,pasi jemi dhe në kohë virozash dhe është problem nëse nuk tregojmë kujdes.