Sindi Loci e 'çmendur' pas bukuroshit nga Kosova: Flet për herë të parë pasi bëri lidhjen familjare
Mbase nuk arriti ta gjejë dashurinë e jetës në programin televiziv përpara të gjithë shqiptarëve, por padyshim që fati i ka buzëqeshur Sindi Locit pak muaj më vonë.
Sindi ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin 'Glamour Zone', ku për herë të parë foli për djalin që i ka marr zemrën. Madje ajo e quajti Princin e saj të kaltër 'Një Mrekulli.'
Ester Bylyku: A je në një lidhje?
Sindi Loci: Po, dhe jam shumë e dashuruar.
Ester Bylyku: Na trego pak më tepër për këtë djalin, si jeni njohur, a ja u dinë prindërit?
Sindi Loci: Jemi njohur nëpërmjet shoqërisë së përbashkët, në një club. Më ra menjëherë në sy me xhentilesën e tij dhe sytë bojë-qielli. Në fillim nuk ja treguam miqve, u njohëm privatisht, pastaj e bëmë publike.
Ester Bylyku: Po familja?
Sindi Loci: Ata e dinë. Unë e kam prezantuar me mamin dhe motrat e mia, ndërsa ai më ka prezantuar me motrën e tij.
Ester Bylyku: Nga është fatlum?
Sindi Loci: Nga Prishtina.