Haradinaj kundër refuzimit të projektit të gazsjellësit, i drejtohet Kurtit: Veprim kundër interesave të Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pasi Qeveria e Kosovës ka refuzuar projektin për gazin.

Përmes një postimi që ka bërë në rrjetet sociale, Haradinaj ka ngritur pikëpyetje në lidhje me vizitën e kryeministrit Kurti në Greqi, duke e pyetur nëse ka takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan!?

Më tej ai shton se  Refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe SHBA

Reagimi i plotë:

Po iu pyes Kryeministër Kurti: Gjatë vizitës suaj të gjatë në Greqi, a e keni takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan!?

Refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./ Ora News/