Aleks Seitaj: Bullizmi është mungesa bazike e edukatës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2021, 18:39
Aleks Seitaj, i ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora shprehet se bullizmi është mungesa bazike e edukatës.
Ai thotë se sot në shoqëri nuk ekziston edukata minimale që sipas tij është respekti për tjetrin.
Aleks Seitaj: Mendoj se bullizmi është mungesa bazike e edukatës. Të respektosh tjetrin është ngjitësja që na mban të lidhur si shoqëri. Nuk ekziston edukata minimale. Bullizmi në shkolla është më i dukshmi. më ka ardhur shumë keq për videon që kam parë, kur fëmija i fliste me fjalor të frikshëm mësuese. Ky nxënës që I flet mësueses ashtu, si mund t’i flasë shoqes dhe shoqes?
