Simo: Kemi bullizëm që në çerdhe. Njerëzit mbyllin gojën për shkak të imazhit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2021, 18:30
Sociologia Marsi Simo, e ftuar në emisionin ‘Jeto me Orën’ në RTV Ora, shprehet se bullizëm kemi kudo, duke filluar që në çerdhe.
Më tej shton se bullizohemi në punë, shkollë, universitete, dhe zyra teksa shton se njerëzit janë të detyruar të mbyllin gojën për shkak të imazhit.
Marsi Simo: Sot kemi bullizëm që në çerdhe, që në kopsht dhe kudo. Kemi bullizëm mësuesi ndaj nxënësit dhe nxënësit ndaj mësuesit, dhe mendja e shpërndan bullizmin në momentin që i shpërndan videot. Bullizëm kemi dhe në Universitet, kemi bullizëm në punë, në zyrë, por njerëzit mbyllin gojën për shkak të imazhit që duhet të mbajnë. Ti nuk je i pjekur në shoqëri kur je i bullizuar dhe aq më tepër se ne kujdesemi për shëndetin mendor.
