Nderimet e fundit për "Dëshmorin e Atdheut" Nënkomisar Saimir Hoxha. Lot e dhimbje në Pallatin e Kongreseve

Mes dhimbjes e lotëve iu dha sot (29 shtator) lamtumira e fundit Nënkomisarit Saimir Hoxha.

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ku u mbajtën homazhet për nder të 44 vjeçarit ishte edhe presidenti Ilir Meta i cili dha alarmin për të mos toleruar botën e krimit të rekrutojë rininë e fëmijët shqiptarë.

"Është një moment reflektimi për një luftë frontale kundër krimit të organizuar, por njëkohësisht edhe për dekurajimin e krimit ordiner, ashtu sikurse është një prioritet lufta çdo sekondë kundër trafikut të drogës, kundër atyre të cilët jo vetëm përfitojnë prej saj, por njëkohësisht edhe për të shpëtuar sa më shumë të rinj dhe fëmijë, të cilët për fat të keq bien pre e këtij fenomeni shkatërrimtar dhe janë përgjegjës për akte të tilla, që tronditin një shoqëri të tërë.

Kjo është një luftë, që duhet bërë çdo sekondë dhe për të cilën nuk duhet të kujtohemi vetëm në momente të tilla tragjike" tha Meta.

Rama: Mbeshtetje familjes 

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama garantoi se mbështetja e shtetit nuk do të mungojë.

 ‘Qeveria sot ka vendosur një mbështetje financiare të konsiderueshme për familjen dhe me të hyrë në fuqi ligji fëmijët e të ndjerit të marrin 170% të pagës së tij deri kur të arrijnë moshën e pjekurisë.

Natyrisht nuk ka mbështetje materiale që kompenson boshllekun në familje qeveria është e angazhuar që fëmijët e dëshmorëve të mos mbeten veten por të ndihen deri në fund të mbështetur dhe të përkrahur e të inkurajuar"

Si kryetar i PD-së Basha shprehu ngushëllime familjes por si ish ministër i Brendshëm dhe i prekur u zotua të jetë mbështetje e policëve në përballje me krimin.

Të pranishëm ishin kolegët e efektivit dhe përfaqësues të lartë të politikës dhe të shtetit. 

Nënkomisari Saimir Hoxha u shpall "Dëshmor i Atdheut" ndërsa presidenti e nderoi me "Dekoratën e Artë të Shqiponjës" pas vdekjes.

Paraditen e 28 shtatorit 2021, 44 vjeçari, babai i dy fëmijëve ishte nisur në aksionin antikanabis së bashku me 4 efektivë të tjerë, mes tyre Shefi i Krimeve në Lezhë.

Në një rrugë policët janë përballur me një automjet të dyshimtë.

Menjëherë i kanë dhënë sinjal për të ndaluar dhe pranë makinës ku ndodhej 21-vjeçari Aldi Rama, është afruar Saimir Hoxha ndaj të cilit Rama ka qëlluar me armë zjarri. Plumbi e ka goditur në zemër efektivin nga Puka.

Pas 5 orëve operacion Aldi Rama u gjet i vetëplagosur me plumb në kokë dhe vdiq sot në spitalin e Traumës. Policia ka ndaluar dy djemtë me të cilët Aldi Rama udhëtonte me ta në makinë.  

Nderimet e fundit për "Dëshmorin e Atdheut" Nënkomisar

Nderimet e fundit për "Dëshmorin e Atdheut" Nënkomisar

  • Nderimet e fundit për "Dëshmorin e Atdheut" Nënkomisar
     
  •    