I shtrirë në barrelë, Aldi Rama nga spitali i Lezhës niset drejt 'Traumës' në Tiranë

Aldi Rama, 21-vjeçari që vrau ditën e sotme një efektiv policie, ka mbërritur rreth orës 17:00 në spitalin e Lezhës.

Atij i është dhënë ndihmë mjekësore aty e më pas është nisur urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, për shkak të gjendjes së tij kritike. 

Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, pasi sipas policisë ka qëllveten në pjesën e kokës.

Rama është nxjerrë nga ambulanca me barrelë dhe i rrethuar nga forca të shumta policie.

21-vjeçari tronditi Lezhën dhe vendin ditën e sotme, pasi qëlloi për vdekjen policin 44-vjeçar, Saimir Hoxha.

21-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri sipas policisë, gjatë operacionit policor për kapjen e tij.

Sipas policisë, efektivët i kanë bërë thirrje që të dorëzohet, por ai ka kundërshtuar dhe më pas është vetëplagosur me armën e tij. 


I shtrirë në barrelë, Aldi Rama nga spitali i Lezhës niset