Punë sezonale në Itali, agrokultura dhe hoteleria sektorët me më shumë nevoja
Për ata që synojnë të punojnë në Itali, projekti "Ura Adriatike" informon dhe jep mbështetje administrative dhe formuese të të interesuarve për punësim sezonal dhe bashkim familjar në Itali. Projekti "Ura Adriatike" mbështetet nga Cefal dhe Escoop.
Stafi i projektit, mbasi merr kërkesën regjistron të interesuarin në një kurs parapërgaditor rreth 100 orësh, në sektorin e agrikulturës ose të turizmit dhe të gjuhës italiane.
Mbas kryerjes se kursit, partneri Cefal, ndërmjetëson personin e formuar me ndërmarrjet italiane kryesisht në rajonin Emilia Romagna ose në rajone të tjera, që kanë interes për punëtore te formuar nga Shqipëria.
Ndërmarrjet italiane, bëjnë kërkesë për vize ne prefekturën territoriale e cila përfundimisht, mundësohet nga ambasada italiane në Shqipëri.
Projekti mund të ndërmjetesojë këtë proces për 400 persona.
Stafi i projektit, regjistron gjithashtu edhe kërkesat për bashkim familjar, ku te interesuarit ndiqen jo vetëm ne procesin e bashkimit familjar në portalin e ministrisë së Brendshme Italiane, por edhe në regjistrimin në kurs të gjuhës italiane, me referencë ndaj edukatës qytetare, normave të qëndrimit dhe shërbimeve territoriale në Itali.
Projekti mund të ndërmjetësojë këtë proces për 50 persona./OraNews/
