Lajme të këqija për Granit Xhakën, dëmtimi në gju është i rëndë dhe do të mungojë gjatë

 I sapo kthyer te Arsenali ku u shërua nga covidi, mesfushori shqiptar, Granit Xhaka luajti titullar dhe ishte ndër më të mirët në fushën e lojës nê fitoren 3-1 të Arsenalit nê derbin me Tottenham.

Fatkeqësisht, Xhaka pësoi një dëmtim pak para se të mbyllej ndeshja duke u larguar para kohe dhe sot dolën edhe rezultatet e kontrolleve të imtësishme, që nuk janë aspak të mira.

Granit Xhaka konfirmohet se ka këputur ligamentin e brendshëm të gjurit të djathtë sipas mjekëve dhe për të parashikohet njê kohë e gjatë rikuperimi, të paktën 8 javë në rastin mê të mirë, pra dy muaj stop për lojtarin shqiptar.

Fat i keq për të i cili ishte në formë të mirë dhe si një nga lojtarët kryesor te Arsenali do të jetë një mungesë e madhe.

Por jo vetëm kaq sepse Xhaka do të mungojë edhe pêr Zvicrën nê eliminatoret e Tetorit ku helvetët nuk do të kenë kapitenin e tyre në fushë ndaj Irlandës së Veriut dhe më pas ndaj Lituanisë./Ora News/.