Suedia nervozon Milanin. Grumbullon të dëmtuar Ibrahimoviç për sfidën me Kosovën

Vetëm 24 orë më parë te Milani kishin ngritur shqetësimin se Zlatan Ibrahimoviç po bën rikuperim të ngadaltë nga dëmtimi i pësuar në sfidën me Lazion dhe rikthimi pritej pas ndeshjeve të kombtareve ku suedezi do të mungonte me siguri.

Por në Suedi e shikojn ndryshe situatën dhe trajneri Andersson ka shpallur listën për dy ndeshjet eliminatore të Tetorit, mes tyre edhe Kosova, dhe aty ndodhet emri, pikërisht i Zlatan Ibrahimoviç.

Diçka e tillë nuk është parë mire nga drejtuesit e Milanit që duan një rikuperim të sigurtë të bomberit të tyre teksa nordikët mendojnë se Zlatan është pranë rikuperimit dhe do të jetë në kohë i gatshëm për të luajtur me Kosovën në fushë./Ora News/.