Sekretari i NATO-s: Bisedova me Vuçiçin e Kurtin, të tregojnë përmbajtje e t’i kthehen dialogut
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar me zhvillimet që po ndodhin në veri të Kosovës.
Ai bën me dije se ditën e sotme ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Stoltenberg thekson se është jetike që Prishtina dhe Beogradi të përmbahen dhe t’i kthehen dialogut.
“Bisedova me Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtin për nevojën e de-eksalimit në veri të Kosovës. Është jetike që edhe Beogradi edhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut. Mandati i KFOR -it mbetet të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe liri të lëvizjes për të gjithë” - shkruan Stoltenberg.
Ditën e djeshme, incidendet kulmuan kur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok u dogj, ndërsa u sulmuar= edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan.
