E zbulon Rama, ky është shteti që ndihmoi Shqipërinë të fillonte vaksinimin në janar
Në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Kryeministri Edi Rama ka treguar se cili ishte shteti që ka ndihmuar Shqipërinë të fillojë vaksinimin
Ishte Turqia, që bëri të mundur furnizimin me dozat e para për të filluar vaksinimin.
Edi Rama: Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë të vaksinuar dhe presim që ta vaksinojmë të gjithë popullsinë brenda 10 muajve. Mësimet e mëdha të kësaj tragjedie është se askush i vetëm nuk mund të përballet me të. Pa bashkëpunim dhe solidaritet kostoja do të jetë më e lartë. Kjo është arsyeja që dhjetëra mjekë shqiptarë shkuan në Itali. I detyrohem një falenderim nga zemra, Turqisë që bëri të mundur në momente të vështira, dozat e nevojshme për të nisur vaksinimin.
Komisionin e BE që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave. Po kështu qeveritë e Greqisë, Italisë, Letonisë që na u gjendën me vaksina. Do të jemi në gjendje të triumfojmë në këtë luftë për jetën vetëm me një qasje të përbashkët, dhe me bashkëpunim. Pabarazia e theksuar në qasjen në vaksina që është mënyra e vetme për të ndalur virusin, ka nxjerr edhe një herë më shumë për një qasje të ndryshme për nismat globale. Kjo është arsyeja se pse mbështesim propozim për një traktat të ri ndërkombëtar. Është e nevojshme që të përmirësojmë qasjen ndaj vaksinave.
