Rama për televizionin francez: Nuk jemi një ndër vendet më të varfra në Europë
Kryeministri, Edi Rama, në një intervistë nga Nju Jorku për televizionin francez "TV5MONDE" thotë se Shqipëria nuk është një ndër vendet më të varfra në Europë, por ndër vendet më pak të pasura.
Kjo deklaratë e Ramës vjen pasi në reportazhin e transmetuar në televizionin francez thuhej se Shqipëria është një ndër vendet më të varfra në Europë.
Për këtë kryeministri sqaroi duke theksuar se Shqipëria është ndër vendet më pak të pasura dhe jo më ta varfra, fakt që sipas tij ka ndryshim.
Edi Rama: "Nuk jemi një ndër vendet më të varfra në Europe , jemi një ndër vendet më pak të pasura dhe këtu ka një ndryshim.
Sepse kur ju flisni për një varfëri, kjo u jep teleshikuesve tuaj idenë e një vendi të varfër në ndonjë kontinet të largët, ndërsa ne jemi në mes të Evropës. Jemi ndër më pak të pasurit, po ecim përpara."
Gjithashtu Rama kundërshton sërish reportazhin e televizionit francez , ku thuhet se fushata në Shqipëri ishte e shoqëruar me dhunë.
Edi Rama: "Së dyti nuk patëm një fushatë të zgjedhore të dhunshme dhe nuk patëm një fushatë zgjedhore plot me fyerje. Patëm një fushatë elektorale me pjesëmarrje shumë të madhe rreth 80-% të banorëve.
Së treti po në jemi një vend Europian në mes të Evropës, kemi probleme përpiqemi që t'i zgjidhim, bëjmë reforma rruga është e gjatë sigurisht, por jemi në drejtimin e duhur.
Përndryshe Këshilli Evropian nuk do kishte marrë unanimisht vendimin për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë."
Një ditë më parë kryeministri Rama mbajti një fjalim të gjatë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku foli për disa çështje, si pandemia, refugjatët afganë dhe integrimin e Shqipërisë në BE.
