Afganët/ Rama mbyll fjalimin në OKB me thënien e “Nënë Terezës”: Të bëjmë gjëra të vogla, por me dashuri

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nuk ka lënë pa përmendur çështjen e Afganistanit.

Ai u shpreh se Shqipëria nuk mund të rrinte duarkryq  teksa Afganistani po përballej me një situatë të tillë.

Rama ka mbyllur fjalimin e tij duke përdorur edhe një thënie të ‘Nënë Terezës se duhen bërë gjëra të vogla, por me dashuri të madhe.

Edi Rama: Më lejoni të them disa fjalë për Afganistanin, është detyra jonë që të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mos braktisur popullin afgan që e gjen veten dhe njëherë në udhëkryq. Për të ruajtur arritjet e pamohueshme të dy dekadave të shkuara për të parandaluar dhe për t’i rezistuar çdo kthimi në epokën e errësirës që bota ka parë më parë. Ndërkohë që ngjarjet dramatike zhvilloheshin përpara syve tanë, nuk mund të rrinim duarkryq.

Pavarësisht kapaciteteve të kufizuara për të marrë emigrant, por me një humanizëm të pakushtëzuar u hapëm dyert refugjatëve afganë, bëmë atë çka kemi bërë në momentet e tjera kritike të historisë sonë, shpëtuam mijëra hebrenj gjatë Holokaustit. I mirëpritëm refugjatët afganë sepse kemi detyrën morale për të qenë solidarë për ata që janë në rrezik, i detyrohemi historisë sonë si refugjatë deri 30 vjet më parë. Ua detyrojmë fëmijëve tanë që besoj se duhet të mësojnë jo vetëm përmes fjalëve por dhe përmes veprave, që në këtë jetë një herë jep dhe njëherë merr. Laureatja Nën Tereza ka thënë, edhe kur nuk bën dot gjëra të mëdha, bëj gjëra të vogla çdo ditë, por me dashuri të madhe.