Rama në Asamblenë e OKB-së: Shqipëria do të ulet me agjendë të qartë në Këshillin e Sigurisë
Kryeministrit Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, u shpreh se Shqipëria do të ulet në Këshillin e Sigurisë me një agjendë të qartë, që përfaqëson atë çka Shqipëria moderne përfaqëson, si nxitëse e paqes dhe sigurisë.
Rama theksoi se vendi ynë do të ndërmmarë një angazhim konkret për të luftuar kundër terrorizmit ndërkombëtar, si dhe respektimin e të drejtave të ligjit, rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve në vendimarrje.
Rama: Falenderoj të gjithë anëtarët e OKB për mbështetjen, Shqipëria i sjellë Këshillit të sigurimit pikëpamjen e një vendi të vogël dhe të angazhuar, i vetëdijshëm për barrët e së shkuarës dhe për sfidat e së ardhmes I cili ka përjetuar kufijtë e izolacionizmit dhe kaq zbuluar mundësitë e bashkëpunimit. Shqipëria është një vend që karakterizohet nga respekti dhe vlerësimi për kontributin që sjellë çdo kulturë.
Ajo do të ulet në Këshillin e Sigurisë me një agjendë të qartë, që përfaqëson atë çka Shqipëria moderne përfaqëson, nxitjen e paqes dhe sigurisë, respektimin e të drejtave të ligjit, rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve në vendimarrje. Një angazhim konkret për të luftuar kundër terrorizmit ndërkombëtar. Është kënaqësi të të kthehem në këtë sallë dhe kënaqësi të ndajë mendimet tona për botën sot, përshirë dhe përpjekje e vendit tim për përballimin e pandemisë së Covid-19.

