Video/ Nxirret pas 4 orësh shoferi i bllokuar në kamionin e përmbysur në Kuçovë

Pas katër orësh i bllokuar brenda kamionit të përmbysur në Kozare të Kuçovës, shoferi Alit Pirja është shpëtuar nga forcat zjarrfikëse mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se shoferi  është transportuar në Spitalin Rajonal Berat për tu mjekuar. Gjatë nxjerrjes nga kamioni, Pirja ka qenë i vetëdijshem dhe duke komunikuar me forcat e shpëtimit.