Pyetet për përplasjen mes SHBA-Francë, Rama vihet në ‘siklet’ gjatë intervistës ‘Live’ (Video)
Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste që ka dhënë për median franceze “Tv5 Monde”, është vënë në një situatë të vështirë, nga pyetja që i ka drejtuar gazetarja.
I pyetur në lidhje me konfliktin mes SHBA-ve dhe Francës në lidhje me nëndetëset bërthamore, Kryeministri Rama ka dhënë përgjigje, duke mos u përpjekur që të mbajë anën e asnjërit shtet.
Kreu i qeverisë shqiptare, u shpreh se SHBA-të janë aleatë ndërsa Franca është mike e Shqipërisë, duke shmangur kështu dhe replikat apo pyetjet e tjera që mund të kishte nga gazetarja.
"Nous sommes un petit pays mais nous sommes prêts". Edi Rama, premier ministre de l'Albanie qui à partir de janvier prochain siègera aux Nations Unies comme membre non permanent du Conseil de Sécurité. #albanie #edirama #onu #un pic.twitter.com/QZpPd3e8hB
— TV5MONDE Info (@TV5MONDEINFO) September 24, 2021
“Ne jemi aleatë krenarë të Shteteve të Bashkuara, por edhe miq shumë krenarë të Francës. Ne jemi një vendi vogël, por i kemi idetë tepër të qarta dhe do të bëjmë gjithçka për të ecur bashkë me të tjerët me objektivat e Kombeve të Bashkuara dhe objektivat e përbashkëta për një botë më të mbrojtur nga ndryshimet klimatike, për një botë më të barabartë mes grave dhe burrave, një botë më solidare dhe padyshim për një botë të bashkuar kundër së keqes, terrorizmit, fondametalizmit nga të gjitha anët,”- tha Rama.
Shqipëria në Janar do të ulet si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuar.