Covid i merr jetën 30-vjeçares nga Durrësi, vuante nga zemra dhe hipertensioni

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 10 viktima nga Covid. Mes tyre është edhe një 30-vjeçare nga Durrësi e cila nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me sëmundjen.

Burime për Ora News bëjnë me dije se 30 vjeçarja vuante nga hipertensioni dhe probleme me zemrën.

Në 24 orët e fundit janë kryer 5150 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 826 qytetarë.

Aktualisht në Spitalet Covid po marrin trajtim 211 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar./OraNews/