Me kamion drejt Anglisë, shqiptari kapet me shtëpi bari: Më thanë se do punoja si kopshtar
Një emigrant shqiptar ka përfunduar në pranga pasi u kap në një shtëpi bari në Britaninë e Madhe. Riza Rama 24-vjeç kishte shkuar me Angli me kamion pasi i kishin premtuar se do të fitonte një shumë të konsiderueshme parash për dy muaj.
Por plani nuk u realizua kurrë dhe Rama përfundoi në burg ku do të qëndrojë për 32 muaj.
Më 9 mars 2021, fqinjët në një shtëpi të kujdesit aty pranë raportuan aktivitet të dyshimtë.
Brenda shtëpisë, oficerët gjetën bimë kanabisi që rriteshin në katër dhoma dhe dëshmi të një rritjeje të mëparshme në papafingo.
Ai kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike me ndriçim dhe impiante për rritjen e lëndëve narkotike.
Rama u kap duke u përpjekur të largohej nga dera e pasme por u arrestua.
Në momentin e arrestimit 24-vjeçarit ju gjetën 2 celularë dhe 140 £ .
Rama u tha oficerëve se kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar 15 ditë para se të arrestohej dhe u transferua në këtë zonë pasi i kishin premtuar se do të niste punë si kopshtar.
Ai mohoi të ishte përgjegjës për ndërhyrjen në energjinë elektrike dhe tha se kishte ndërmend të dërgonte para në shtëpi për familjen e tij.
Rama i tha gjykatës se nuk kishte paguar askënd për ta ndihmuar në Mbretërinë e Bashkuar, por tha se kishte mbërritur me një kamion, me shpresën se do të punonte në ndërtim.
Policia urdhëroi shkatërrimin e impianteve dhe pajisjeve që përdoreshin për rritjen e kanabisit.
