Ju flet Moska - Qeveria "Rama" shpall të jashtëligjshëm fëmijët e datëlindjes 1 tetor - 31 dhjetor
Qeveria "Rama" shpall të jashtëligjshëm fëmijët e datëlindjes 1 tetor - 31 dhjetor ishte tema e kësaj të premteje në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Është viti i dytë që prindërit kanë problem me regjistrimi ne fëmijëve në klasë të parë të shkollës fillore. Ministria e Arsimit ka miratuar një urdhër ku thuhet se fëmija që ka mbushur 6 vjeç brenda muajit që fillon shkolla mund të nisin klasën e parë.
Sipas një konvente të OKB-së që e kemi ratifikuar edhe ne, fëmijët që mbushin 6 vjeç në vitin që fillon shkolla, nisin klasën e parë brenda datës 30 dhjetor, pra 3 muajt e fundit të vitit.
Pra, urdhri i ministrisë së Arsimit shkelet konventa ndërkombëtare. Kur në fakt këto konventa kanë fuqi mbi ligjin vendas. Pra kështu qeveria shqiptare ka marrë një vend që shkel një konventë ndërkombëtare, duke i bërë këta fëmijë të jashtëligjshëm.
Rama i ka shpallur si të thuash si kopilë arsimorë këta fëmijë. Kanë të drejtë që prindërit t’i drejtohen gjykatës. Po të shkojë në Strasburg sigurisht që kjo çështje do të fitohet, se ata që nuk shkojnë në shkollë u thuhet se janë të vonuar, traumatizohen.

