Nga 27 shtatori në Kosovë nuk mund të hyni në lokale nëse nuk jeni të vaksinuar

Qeveria e Kosovës ka miratuar dje ( 24 shtator) masat e reja  anti-COVID, të cilat do të hyjnë në fuqi ditën e hënë, 27 shtator.

Me masat e reja, do të hapen shkollat dhe çerdhet, e po ashtu do të lejohet sektori i gastronomisë që të punojë edhe në ambientet e mbyllura, duke shfrytëzuar 50 % të kapaciteteve.

Sipas masave të reja, në kafene mund të uleni në hapësirat e jashtme nëse s’jeni të vaksinuar, por jo brenda.

Në fuqi do të vazhdojë të mbes ora policore, ku pas orës 22:00 ndalohet lëvizja e qytetarëve, përveç rasteve urgjente.

Masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19

1. Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

2 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19;

3. Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

4.  Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

5. Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

6.  Nga data 13 tetor 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit të plotë apo ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.2 deri 2.4.

7. Shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovës, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këta persona duhet të plotësojnë deklaratën nën betim për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.