Nga sherri në ‘Instagram’ e deri te pengmarrja e Kozakut, psikologia: Po promovohet model degradues
Prej kohësh njiheshin më njeri-tjetrin nëpërmjet rrjeteve sociale, por shoqëria e tyre u prish prej më shumë se 1 muaji, po në rrjete sociale. Bëhet fjalë për 2 personazhe Kozak Braçin dhe Fabion Dushkun, ky i fundit vuan dënimin në Burgun e Greqisë
Debati agravoi deri në kërcënime kundrejt njeri tjetrit, ku ngjarja ishte e paralajmëruar rreth 2 javë më parë. Ku persona të paidentifikuar hodhën lënë piroteknike në banesën e Kozak Braçit.
Kërcënimet ndaj të riut vijuan deri të enjten, kur disa persona e rrëmbyen duke e futur në një automjet dhe ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.
E gjithë ngjarja u filmua, këto pamje qarkullon në rrjete sociale teksa shihen që 4 persona e ofendojnë dhe e godasin.
Kanë qenë familjarët e të riut të cilët kanë njoftuar policinë, sapo kanë parë videon dhe vetëm pak minuta më pas Kozak Braci u gjet, por jo autorët.
Ekspozimi i kësaj video në rrjete sociale por edhe gjuha e urrejtjes ka krijuar një shqetësim për psikologët.
Marsela Lekli e shikon me shqetësim promovimin e tyre duke pasur parasysh edhe audiencën e gjerë.
“Është e papranueshme që të dalësh në rrjetet sociale dhe të shfaqësh gjuhë urretje me një fjalor tepër degradues, qoftë edhe këto me armë. Duke ditur se këto video shihen nga grup mosha të ndryshme dhe duke parë që adoleshent, mund të marrin një model degradues.”- shprehet ajo.
Në lidhje më rastin në fjalë policia e Tiranës ka identifikuar autorët dhe i ka shpallur në kërkim. Njëri prej tyre rezulton të jetë vëllai i Fabio Dushkut, pikërisht Daniel Dushku./ Ora News/