“Ambicie, respekt, punë grupi”, simbolikat në veshje, Yuri Kim shkon me të bardha në PD

Ambasadorja amerikane Yuri Kim duket se ka pasur me nxitim që menjëherë pas kthimit nga SHBA-të, të takohen me kreun Demokrat, Lulzim Basha për t’i transmetuar ato që ka mësuar nga liderat e saj atje.
Yuri Kim tha se është në mbështetje të Shqipërisë dhe pret që të bashkëpunojë me Partinë Demokratike.
Po ashtu, ajo shtoi që SHBA-të janë seriozë për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmerisë dhe do ta luftojnë pavarësisht partive dhe rangjeve.
Ndërkohë, përpos fjalëve, u vu re edhe një simbolikë në veshjen dhe aksesorët e ambasadores amerikane.
Ajo mbante një çantë ku shkruhej “ambicie, respekt, punë grupi”, si dhe një karficë në formë shqiponje të artë.
Ndërkohë që Yuri Kim ka qenë edhe veshur me të bardha si një shenjë paqeje me PD-në, pas “konfliktit” me ish-kryeministrin Berisha, të cilin SHBA-të e kanë shpallur non grata.




