Cenim sovraniteti/ Yuri Kim e prerë: Do luftojmë korrupsionin, ata që vënë shqiptarët kundër SHBA janë gabim
Pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim në një prononcim për mediat tha se nga perspektiva e SHBA-ve ka seriozitet për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmerisë dhe do ta luftojnë pavarësisht partive dhe rangjeve.
Yuri Kim: Kam parë disa raporte shqetësuese lidhur me atë që ka ndodhur, ka qenë një sulm kundër stabilitetit të Shqipërisë. Kjo gjë është e gabuar dhe ofenduese. Kujtoj të gjithë se në maj të 1920, kur gjithë bota donte që gjithë Shqipëri donte të shuhej, presidenti Wilson tha se Shqipëria do të qëndrojë.
I vetmi ndryshim nga ajo deklaratë është se Shqipëria do të vazhdojë e fortë dhe sovrane. Prandaj ata që tentojnë t’i vënë shqiptarët kundrejt ShBA-ve, u them se jemi gabim. Shqiptarët e dinë se jeni gabim. Pozita ynë lidhur me sovranitetin dhe rëndësinë PD-së nuk ka për të ndryshuar. Sigurisht që ka shumë punë për tu bërë. Prandaj është e rëndësishme që PD është rikthyer në Kuvend.
