Yuri Kim: PD s'mund të bëjë para me një këmbë në të shkuarën. Punoni për reformën zgjedhore e territoriale

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ishte sot në PD për ti përcjellë kryetarit Basha mesazhet që ka marrë nga Uashingtoni pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Menjëherë pas takimit ambasadorja pati një prononcim për median ku ndër të tjera nënvizoi se PD duhet të lërë pas Berishën dhe të ecë përpara për të punuar mbi reformën territoriale dhe luftën kundër korrupsionit.

"Ka shumë punë për të bërë përpara ditëve, javëve dhe muajve që kemi përpara.

Është esenciale dhe e shkëlqyer që PD është rikthyer në Kuvend plotësisht. Ka gjithashtu veprime që duhen ndërmarrë për të siguruar zgjedhje më të mira herës tjetër për të trajtuar mangësitë që janë identifikuar në raportin e ODIHR.

Ka punë për tu bërë sa i takon reformës territoriale e kundër korrupsionit. E gjithë kjo kërkon një PD që është e fortë e bashkuar e të bëjë përpara por nuk mund të bëjë përpara nëse njëra këmbë ka ngelur në të shkuarën.

Ne presim që të ecim përpara me Shqipërinë e PD-në drejt së ardhmes. Le të ecim përpara"

Yuri Kim tha se SHBA është e vendosur për të vijuar luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë dhe nuk do të bëjë asnjë hap pas.