Kokaina në kontenier, gjykata nuk pranon të lirojë nga burgu Selim Çekaj
Selim Çekaj do të vijojë të qëndrojë në arrest me burg.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi sot të vazhdojë masën e sigurisë “arrest me burg” për babanë e Arbër Çekajt
Selim Çekaj u vu në pranga, pasi më 1 prill 2021, policia sekuestroi sasinë prej 49 kg kokainë në kontejnerin me banana.
"Është skandal që një person i vetëm akuzohet për grup të strukturuar kriminal. Selim Çekaj është i sëmurë, ka 5 diagnoza, në gjendje të rëndë" tha avokati Maksim Haxhia sot pas seancës në Gjykatë.
Kokaina u sekuestrua vetëm tre vite pas sekuestrimit të 613 kilogramë kokainë në kontejnerët e Arbër Çeka.
Kokaina ishte e fshehur në një kontenier të ngarkuar me banane ishte nisur nga porti i Guayaquil në Ekuador me destinacion final Shqipërinë. Kokaina nuk ishte brenda arkave të bananeve, por ishte fshehur në kolonat anësore të konteinerit.
Dosja i ka kaluar SPAK. Për avokatin Maks Haxhia kjo është ka shkelje.
Eshtë skandal. Ka dy muaj që çështja është transferuar në SPAK dhe ne vihemi në dijeni vetëm dje.
Selim Çekaj 72 vjeç disponon kompanine “Ecoalmax” me qendër në Maminas.
Tre vite më parë edhe djalit të tij Arbën Çekaj, iu kapën 613 kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve 'Arbri Garden' në Maminas.

