"Nuk doja të bëhej mjeke", këngëtarja flet për vajzën: Sot them sa mirë që zgjodhi këtë profesion
Këngëtarja Irini Qirjako ka rrëfyer për moderatoren Ana Kallaku në studion e "Jeto me Orën" për njeriun më të shtrenjtë të jetës, vajzën e saj.
Këngëtarja ka treguar se nuk ka qenë dakord që vajza e saj e cila është mjeke të ndiqte këtë fakultet, por tani është e lumtur që vajza ka këtë profesion.
Irini Qirjako: "Kur ishte e vogël më sëmurej shpesh, unë çohesha 13 herë natën e kontrolloja merr frymë apo jo (qesh). Pastaj u rrit dhe i kaloi sëmundja, u bë një vajzë që studionte shumë, mësonte shumë. Unë nuk jam marrë shumë sepse kam qenë gjithmonë e ikur, por është marrë shumë im shoq, është përkujdesur shumë për gocën.
U rrit, shkoi në fakultetin e Mjekësisë, fitoi 3 fakultete por vetë e zgjodhi mjekësinë. Unë nuk doja të futen në mjekësi, nuk doja të lodhej shumë se kisha një të vetme. Unë isha në një turne në Danimarkë dhe kur u ktheva ishte marrë vendimi dhe thashë dakord. Kurse tani që është bërë mjeke them sa mirë që zgjodhi mjekësinë. Edhe pse ka lodhje jam shumë e lumtur me atë profesion."/OraNews/
